Prezantohet gjendja ekzistuese e pyjeve

Kosova

Prezantohet gjendja ekzistuese e pyjeve

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 06:05
Ilustrim

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Klubin e Ambientit “Luciano Motroni” organizon tryezën “Gjendja e pyjeve dhe problemi i shpyllëzimit” që do të mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren.

Tryeza ka për qëllim që të prezantojë gjendjen ekzistuese të pyjeve dhe të trajtojë problematikën e dëmtimit të pyjeve përmes formave të ndryshme të shpyllëzimit. 

Në këtë diskutim do të prezantohet gjendja aktuale e pyjeve, efekti zingjiror që shkakton shpyllëzimi dhe trajtimi që ofrohet nga ligji për këtë çështje. 

Panelistë të këtij debati do të jenë Izet Osmanaj nga Drejtoria e Bujqësisë, Alban Hyseni – Ekolog dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës, dhe Bekim Bytyqi nga D.A.P.K Sharri. 

Pas prezantimeve nga panelistët do të ketë diskutim të hapur ku të ftuarit do të mund të japin komentet dhe sugjerimet e tyre. 

 Të ftuar të tryezës janë edhe përfaqësues të nivelit komunal, shoqërisë civile, komunitetit të profesionistëve dhe medias.

Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat