Hashim Mecinajt nga Skënderaj i vjen ftesa nga Serbia për vuajtje të dënimit me burgim

Kosova

Hashim Mecinajt nga Skënderaj i vjen ftesa nga Serbia për vuajtje të dënimit me burgim

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 20:08
Ilustrim

Njoftimin që më 1 korrik të lajmërohej në burgun e Nishit veprimtari i çështjes kombëtare të viteve të 90-ta e morri në mëngjesin e së mërkurës.

Madje, Hashim Mecinaj, nga Klina e Epërme e Skenderajt, për këtë u informua nga zyrtarët e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Sipas 64 vjeçarit, në shkresën e gjykatës së Kraljevës në Serbi, ky obligohet të vuaj dënimin për veprat penale që ishte i dënuar në sistemin jugosllav.

Mecinaj habitet që gjykata vendore e pranoi që t’ia sjell kërkesën e gjykatës së Kraljevës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat