Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Kosova

Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 07:10
Foto

Organizohet shtegtimi në Kalanë mesjetare të Artanës. (Nisja tek Katedralja “Shën Nëna Terezë”, ora 09:00)

Mbahet takimi i 170-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Këshilli Prokurorial i Kosovës, ora 10:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, viziton Komunën e Skenderajt. (Ndërtesa e Komunës, Skenderaj, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Skenderaj – Vushtrri. (Fshati Krasmiroc, ora 11:30)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Kotorr – Çubrel. (Fshati Kotorr i Skenderajt, ora 12:00)    

Kryesia e LDK-së mban mbledhje. (Selia e LDK-së, ora 13:30)

 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurthemelit për Kullën e Rexhep Malaj në Hogosht. (Hogosht i Kamenicës, ora 14:00)

Mbahet Festivali mbarëkombëtar i folklorit “Oda e Llapushës”. (Sheshi i Dëshmorëve në Malishevë, ora 19:00)

Hapet ekspozita arkeologjike në Kalanë e Prizrenit. (Ora 19:00) Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon koncert për bashkatdhetarët. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat