4 gushti dita e binjakëve, do shënohet edhe në Kosovë

Kosova

4 gushti dita e binjakëve, do shënohet edhe në Kosovë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 23:08
Ilustrim

Katër gushti është dita e cila në gjithë botën shënon ditën e binjakëve.

Këtë ditë që nga viti 1976 në gjithë botën organizohen aktivitete të ndryshme, ndërsa për herë të parë në Kosovë do të bëhet një organizim i tillë duke mbledhur në Sheshin e Prishtinës të gjithë prindërit me fëmijë binjak, trinjak apo më shumë.

Që nga viti 1976 ekziston edhe një festival për binjakët i cili zhvillohet në fundjavën e parë të muajt gusht.

Aty marrin pjesë binjak nga e gjithë bota ku nganjëherë numri pjesëmarrësve binjak arrin deri në dy mijë çifte.

Sipas një studimi të fundit të realizuar në SHBA del se numri i lindjeve të binjakëve është duke u rritur vazhdimisht.

E sipas të njëjtit studim gratë mbi moshën 30 vjeçare kanë më shumë gjasa të lindin binjak.

Edhe femrat e gjata kanë më tepër gjasa të lindin binjakë, ndërsa nënat e binjakëve mund të jetojnë më gjatë.

Binjakët identikë nuk kanë gjurmë identike gishtash.

Ndërsa, të dielën me fillim nga ora 11:00 do të bëhet parakalimi i prindërve me fëmijët binjak, trinjak e të tjerë nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar” në Prishtinë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat