Lirie Orana me një veprim që duhet ndjekur të tjerët 

Kosova

Lirie Orana me një veprim që duhet ndjekur të tjerët 

Nga: K. G. Më: 6 gusht 2019 Në ora: 10:54
Lirie Orana me një veprim që duhet ndjekur të tjerët 

Organizimi i panaireve edhe në bujqësi është i domosdoshëm, sidomos për t’i prezantuar pemët e perimet se si kultivohen në fshatrat e ndryshme të shtetit tonë, gjithsesi se është një karakteristikë në vete.

Image

Është organizuar panairi në Gjilan dhe që vërtet ka qenë mahnitës nga prezantimi i pemëve dhe perimeve, po ashtu edhe numri i madh i interesuarve që vizituan këtë panair domethënës.

Image

Panairi është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, OJQ Tradita e Gruas në Kosovë, ku ishin pjesëmarrës shumë deputet, ministri i bujqësisë dhe  qëllimi i këtij panairit ishte kultivimi e grumbullimi dhe përpunimi pemëve dhe perimeve. 

Organizatorja e krejt kësaj ngjarje ishe Lirie Orana, përfaqësuese  e Shoqatës Tradita e Gruas në Kosovë. 
Lirie Orana është një veprimtare e palodhshme në fushën e bujqësisë,  angazhimet e kësaj femre të vyeshme, me një përkushtim, duhet që të ndiqen edhe nga të tjerët.

Ajo deklaroi se ishe një panair mjaft i vështirë që të punohet në këtë drejtim, por  me punë dhe angazhim arrihen të gjitha.

Image

“Ajo që duhet të shtojë është se morën pjesë edhe pjesëtarë të komuniteteve tjera, siç janë femra serbe. Qëllimi i këtij aktivitetit ishte bashkimi i gruas dje të jenë të forta nga të gjitha komunitetet”, thotë Orana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat