QKUK me shërbim të ri për trajtimin e rasteve urgjente neurologjike

Kosova

QKUK me shërbim të ri për trajtimin e rasteve urgjente neurologjike

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 13:57
QKUK me shërbim të ri për trajtimin e rasteve urgjente neurologjike

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Basri Sejdiu, ka vizituar sot Klinikën e Neurologjisë për të ndjekur nga afër punimet e filluara për rinovimin dhe modernizimin e hapësirave për pacientë.

Ai me këtë rast ka bërë të ditur se në kuadër të projektit për modernizim të hapësirave të klinikave të QKUK-së, pritet të krijohet shërbimi i ri për trajtimin e rasteve urgjente neurologjike, të njohura si sulme iskemike të  trurit, e që do të bëhen të mundura me krijimin e “Stroke Center”. 

Në këtë qendër do të vendoset edhe Rezonanca e re Magnetike dhe Tomografia e Kompjuterizuar (CT), të cilat përveç se do të shërbejnë për trajtim të rasteve urgjente neurologjike, do të mundësojnë që listat e pritjes për këto shërbime të zvogëlohen dukshëm.

Drejtori Sejdiu njoftoi se në Klinikën e Neurologjisë do të bëhet ndarja e pacientëve ambulatorë nga ata spitalorë, pasi ambulancat specialistike do të funksionojnë ndaras nga pjesa spitalore.

Po ashtu, do të krijohet recepsioni, ku do të paraqiten, regjistrohen dhe drejtohen pacientët.

Projekti parasheh edhe rinovimin e mjekimit intensiv dhe krijimin e kushteve moderne për pacientë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat