Hajdar Beqa: Dëshmorët shkruan historinë me gjakun e tyre

Kosova

Hajdar Beqa: Dëshmorët shkruan historinë me gjakun e tyre

Nga: N.H Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:40
Dëshmorët

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përkujtuar dëshmorët Përmet Vulën, Bedri Shalën, Bekim Berishën, Elton Zherkën dhe Bashkim Lekun.

Ai thotë se këta dëshmorë ia shtuan krenarinë Junikut, Gjakovës, Pejës, Drenasit, Kosovës dhe gjithë shqiptarisë.

Sipas tij, dëshmorët shkruan historinë me gjakun e tyre, sepse vetëm kështu kishte kuptim liria.

Ja postimi i tij:

Në përkujtim të rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, Përmet Vula, Bedri Shala, Bekim Berisha, Elton Zherka dhe Bashkim Leku, djemëve nga Dukagjini e Drenica që me rënien e tyre heroike, ia shtuan krenarinë Junikut, Gjakovës, Pejës, Drenasit, Kosovës dhe gjithë shqiptarisë.

Saktësisht me 10 gusht 1998 në një betejë ballpërball me armikun, ashtu siq bien burrat, Përmeti, Bedriu, Abeja, Eltoni dhe Bashkimi ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut në Junik e në Jasiq.

Dëshmorët shkruan historinë me gjakun e tyre, sepse vetëm kështu kishte kuptim liria.

Sot Kosova dhe qytetarët e saj shënojnë e kujtojnë Dëshmorët në Shtetin e Lirë e të Pavarur.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorve të Kombit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat