Mëngjesin e sotëm ekipi i Televizionit 7 janë sulmuar nga sigurimi i kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit. Gazetari dhe kameramani janë nxjerrë me dhunë nga lokali ku po qëndronte Veseli. E Për këtë sulm, Prokuroria Thmelore e Prishtinës ka nisur hetimet.
Ishin duke e kryer punën e tyre të raportimit para nisjes së seancës për shpërndarjen e Kuvendit. Por, në momentin që tentuan t’i afrohen Veselit, gazetari Mirlind Behluli dhe kameramani Raif Selimi u sulmuan nga sigurimi i Veselit.
Gazetari Behluli u sulmua me grushte pas kokës nga sigurimi i Veselit.
E për këtë, Prokuroria ka nisur hetimet. Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.
“I kemi filluar hetimet ndaj truprojave që kanë qenë të përfshirë, Jemi duke u marrë me rastin”, ka thënë Munishi.
Sulmin ndaj ekipit të T7 e kanë dënuar gjatë ditës së sotme shumë fytyra politike të cilat kanë thënë se një sulm i tillë është i papranueshëm dhe tregon tendencën e PDK’së për të ndaluar fjalën e lirë në media.