Çka ndodh sot

Kosova

Çka ndodh sot

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Më poshtë ju sjellim ngjarjet që pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

10:00

Komuna e Fushë-Kosovës organizon diskutim publik me qytetarët lidhur me buxhetin 2020-2022. (Objekti i Komunës, Fushë-Kosovë).

10:00

Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjim publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Kuvendi Komunal, Prizren).

11:00

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi merr pjesë në vënien gurthemelit të Sallës së Edukatës Fizike në shkollën fillore në Arllat të Drenasit. (Arllat, Drenas).

11:00

Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla e Medieve).

12:00

Forumi i Gruas i LDK-së në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore – Beteja e pambaruar!”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).

17:00

Mbahet Festivali multietnik i këngëve tradicionale “BalkanFEST”. (Gërnçar, Prizren).

17:30

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban mbledhjen e Këshillit Drejtues. (Selia e LDK-së, Prishtinë).

20:00

Në kuadër të “Ditëve të filmit në kujtim të Faruk Begollit”, shfaqet filmi “Era dhe Lisi”. (Kinemaja “Cineplexx”, Albi Mall).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat