Kastrati: BIK nuk na ndihmon financiarisht

Kosova

Kastrati: BIK nuk na ndihmon financiarisht

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 22:32
Halil Kastrati

Humanistri Halil Kastrati në Debat Plus ka sqaruar se a ka bashkëpunim me Bashkësinë Islamet të Kosovës.

Kastrati tha se BIK nuk ju ka ofruar asnjë lloj ndihme deri më tani.

“Raporte me BIK janë të mira, nëse flasim për mbështetje financiare apo ndihma të ndryshme, jo, por edhe me na pengu nuk na kanë pengu, tani për tani raportet janë shumë të mira. Në nuk shkojmë te asnjë institucion, biznis apo individ të kërkojmë të na ndihmojnë. Dyert janë të hapura. Zyrtarisht nuk jemi taku me BIK , por në një iftar kemi qenë bashkë dhe çdo gjë në rregull. BIK e ka shoqatën “Bereqeti”, por nuk kemi pas diçka mosmarrëveshje, unë asnjëherë nuk kam pas ftese qoftë hajde të bashkëpunojmë, qoftë ti je tu na pengu”, përfundon Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat