AKP bën marrëveshse me KEDS për përmiresimin e furnizmit me energji elektrike

Kosova

AKP bën marrëveshse me KEDS për përmiresimin e furnizmit me energji elektrike

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 06:13
Arkiv

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon konferencën për media me rastin e nënshkrimit të memorandum mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në mes AKB-së  KEDS dhe KESCO. 

Gjatë këtij takimi do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve  të sektorëve prodhue, përpunues dhe shërbyese si dhe ndërtues e prodhuesve të materialit ndërtimor në kuadër të AKB-së me qëllim të përmiresimit të furnizmit me energji elektrike nga këta operatorët ekonomik pët të gjithë bizneset e Kosovës.

Aleanca Kosovare e Bizneseve për një dekadë e gjysmë, në vazhdimësi  ka shprehur shqetësimet, rreth problemeve të komunitetit të biznesit me energjinë elektrike.

Ky reagim i bizneseve është i lidhur me Tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, maxigrafi, mungesa e energjisë dhe detyrimi i dhurimit të Trafove duke i kaluar në pronësi të KEDS-it  si dhe për mungesë e furnizim të pamjaftueshëm të bizneseve , por edhe të qytetarëve, me energji elektrike, si dhe dëmet e  shumta të shkaktuara në pajisje dhe teknologji, për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat