Zhiviq takon homologët në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Slloveni

Kosova

Zhiviq takon homologët në panairin ndërkombëtar të bujqësisë në Slloveni

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 08:07
Dijana Zhiviq

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit “AGRA – 2019” e cila po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë e cila u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë.

Në këtë panair, Zhiviq u takua me ministrat e Bujqësisë nga vendet pjesëmarrëse në konferencën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, me të cilët ajo diskutoi bashkëpunimin në fushën e prodhimit bujqësor dhe industrisë ushqimore. 

Me këtë rast, ajo vizitoi stendat e ekspozuara në këtë panair dhe pati mundësi të bashkëbisedojë me disa nga ekspozuesit. 

Fokusi i panairit të këtij viti është dixhitalizimi në bujqësi dhe përpunim. Për më tepër, AGRA po i kushton vëmendje të veçantë bujqësisë organike këtë vit. 

Ndryshe, Panairi i 57-të Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit "AGRA - 2019" do të mbahet deri më 29 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat