Temperatura përvëluese na presin në dy ditët e fundit të gushtit

Kosova

Temperatura përvëluese na presin në dy ditët e fundit të gushtit

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 19:29
Ilustrim

Edhe në dy ditët e fundit të muajit gusht do të përballemi me temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të fundit të muajit gusht, në vendin tonë do të mbretërojë mot me diell dhe me temperatura të larta.

Sipas IHMK-së, kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat origjinën e kanë nga Afrika Veriore, shkruan lajmi.net.

Kjo situatë meteorologjike kushtëzon mot relativisht të qetë dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Më poshtë ju sjellim grafikën për temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat