Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare, kolona tek Dheu i Bardhë dhe Merdare

Kosova

Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare, kolona tek Dheu i Bardhë dhe Merdare

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:08
Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave të publikuar në ora 09:00, në dy pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdare, kolonat arrijnë deri në 100 metra.

Hyrja brenda territorit të Kosovës duke shfrytëzuar dy pikat e lartë cekura, mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta, kurse për të dalë duhet pritur deri në 40 minuta, transmeton Telegrafi.

Vendkalimet tjera kufitare janë të lira dhe në to nuk është krijuar asnjë kolonë. Dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat