Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka vizituar komunën e Deçanit.
Osmani së bashku me disa nga ish-deputetët e LDK-së janë mirëpritur nga qindra deçanas duke i uruar fitore në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor.
E shoqëruar në takim me qytetarët ishte edhe ish-deputeti Armend Zemaj i cili vie nga kjo anë.
Ditë më parë Osmani ka vizituar edhe Prizrenin, Pejën e qytete tjera të Kosovës.