Këto janë objektivat qeverisëse të Nismës Socialdemokrate

Kosova

Këto janë objektivat qeverisëse të Nismës Socialdemokrate

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:25
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj njëherësh kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, tregoi pesë objektivat e tij qeverisëse.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Nismës të mbajtur sot, i pari i partisë tha se dialogu edhe politikat e jashtme të Kosovës janë prioritet e tij. Bashkë me këtë, Limaj tha se janë edhe bujqësia, fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla edhe të mesme, reforma sociale, qasja ndaj diasporës , edhe reforma në drejtësi.

Limaj: Objektivat tona do të jenë pesë

“Objektivat tona do të jenë pesë, dialogu dhe fqinjët, politika e jashtme, vizat. Pikë tjetër e angazhimit tonë do të jetë bujqësia, pikë tjetër e programit tonë do të jetë vazhdimi i stimulimit të fuqizimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe prodhimit vendor. Pikë tjetër do të jetë paketa jonë sociale. Do të vazhdojmë edhe më tutje reformën sociale dhe implementimin e pikave që përfshijnë paketën sociale, për të cilën njerëzit tanë do të zbërthejnë në ditën që vijnë. Pika katër do të jetë diaspora, diaspora në të cilën kemi filluar të qasemi ndryshme kësaj diaspore. Edhe e pesta reforma në drejtësi, të cilën besoj që askush më shumë e më drejt se na s’ka. As nuk ka kush më fol më shumë, po pak ka kush me dhënë më shumë për këtë çështje se na”, tha Limaj.

Limaj theksoi se vetëm me puna ekipore ka me sjell fitoren e Nismës Socialdemokrate, teksa tha se me fitoren e 6 tetorit të vazhdojnë punët që i kanë lënë gjysmë.

Limaj: Fitorja ekipit është ajo që e forcon partinë

“Fitorja ekipit është ajo që e forcon partinë edhe puna ekipore ka me sjell fitoren e Nismës Socialdemokrate. Prandaj kërkoj nga ju që nga sot e tutje këtë ta kemi në epiqendrën tonë fitoren e Nismës Socialdemokrate”, tha Limaj.

Në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar të Nismës pritët të vendoset edhe për listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e 6 tetorit ka lidhur koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat