Tahiri: Veseli ka vendos se personat që kanë probleme me ligjin nuk futen në listën për deputetë

Kosova

Tahiri: Veseli ka vendos se personat që kanë probleme me ligjin nuk futen në listën për deputetë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 23:02
Abelard Tahiri

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në Debat Plus në RTV Dukagjini, ka bërë të ditur se asnjë person i cili ka problem me ligjin nuk do të bëhet pjesë e listës për deputet nga radhët e PDK-së.

“Është përcaktim i zotit Veseli se në listën e PDK-së për deputet nuk do të futet askush nëse ka problem me ligjin. Unë këtu e konfirmoj në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se asnjë person nuk futet në listë që ka problem me ligjin. Ky është vendim i kryetarit dhe do të respektohet si i tillë”, ka thënë Tahiri në RTV Dukagjini.

Tahiri ka thënë se kjo gjë do të vërtetohet shumë lehtë ditën e nesërme [premte] kur edhe dorëzohen listat për deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat