Pasi qëlloi rezultatin e saktë, Veseli: Mos thoni që s’marr vesh nga futbolli

Kosova

Pasi qëlloi rezultatin e saktë, Veseli: Mos thoni që s’marr vesh nga futbolli

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:28
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e qëlloi shumë herët rezultatin e saktë të ndeshjes Kosovë-Çeki.

Përmes një postimi në Facebook, ai thoshte se Kosova do ta shënoj dy gola dhe do të pësoj një.

E, Veseli përmes një postimi tjetër në Facebook, ka thënë se merr vesh nga futbolli.

Ai ka thënë se futbollistët e Kosovës tashmë janë shëndrruar në heronjtë tanë.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Mos thoni më që s’marr vesh nga futbolli. Fituam dhe atë me rezultatin që ju thashë. 

Me këta djem në fushë, që nuk harruan kurrë prej nga vijnë dhe u kthyen për t’u bërë heronjtë tanë, gjithçka bëhet më e lehtë. Po, po, më i lehtë tani është edhe kualifikimi për Kampionatin Evropian.

Qysh po ia bëjmë për fanellat e Kombëtares? Tash më duhet të shoh kush prej jush e keni qëlluar rezultatin, ashtu si unë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat