Kush do të jenë kandidatët për deputetë të PDK-së nga Vushtrria?

Kosova

Kush do të jenë kandidatët për deputetë të PDK-së nga Vushtrria?

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 13:57
Kadri Veseli

Të premten ka qenë afati i fundit kur partitë politike të cilat kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit do të duhej t’i dorëzonin për regjistrim listat me emrat e kandidatëve të tyre për deputetë.

Deri tani Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni AAK-PSD, Partia Euroatlantike e Kosovës dhe koalicioni AKR- Nisma Socialdemokrate kanë publikuar listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilat të premten i dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por, listën nuk e ka bërë ende publike Partia Demokratike e Kosovës.

Media mëson se në listën e PDK-së nga qyteti i Vushtrrisë do të jenë:

Bajram Mukaku, ish kryetari i Vushtrrisë për tre mandate nga radhët e PDK-së.

Kurtan Kajtazi kryetar i degës se PDK në këtë qytet për 17 vjet.

Xhevahire Izmaku, ish-deputete në Kuvendin e Kosvës nga PDK-ja, dhe

Shpëtim Zhegrova ish kryetar i rinisë së PDK-së në Vushtrri edhe ish kryetar i Kuvendit Komunal në këtë qytet në periushën 2014 -2017.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka premtuar që në listën për deputetë nga partia e tij nuk do të ketë asnjë person i cili ka një aktakuzë të ngritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat