Mbahet simpoziumi ndërkombëtar i shkencave shëndetësore

Kosova

Mbahet simpoziumi ndërkombëtar i shkencave shëndetësore

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 07:40
Ilustrim

Sot prej orës 09:00 do të mbahet Simpoziumi i 10-të ndërkombëtar me radhë i shkencave shëndetësore.

Qëllimi i këtij simpoziumi është integrimi i mëtejshëm i komponentëve përkatës teorik me ata praktik. Në veçanti, simpoziumi shërben si platformë për prezantimin dhe diskutimin e hulumtimeve inovative dhe të bazuara në fakte mbi çështjet të ndryshme që mbizotërojnë në sektorin e shëndetësisë gjatë viteve të fundit.

Organizatorët thonë se ajo që e veçon këtë simpozium nga çdo event tjetër është mbledhja e akademikëve shkencorë nga e gjithë bota të cilët vijnë enkas për të trajtuar problemet aktuale në sektorin e shëndetësisë duke ofruar analiza të hollësishme mbi hulumtime primare dhe praktika të suksesshme.

Disa nga temat që do të trajtohen në këtë simpozium janë: Menaxhimi i cilësisë totale në organizatën e shoqërisë civile: Shembulli i shoqatës së menaxherëve shëndetësor mesdhetar; Një hulumtim cilësor mbi pikëpamjet e ‘glass ceiling syndrome’ të grave menaxhere në industrinë e kujdesit shëndetësor, Ndikimi i sistemeve shëndetësore në Kosovë në elementet dhe proceset e menaxhimit të cilësisë, Intervenimi i hershëm në çrregullimet e spektrit të autizmit, përgatitja e prindërve, kuadrit mjekësor dhe arsimor, Menaxhimi i frikës dhe ankthit te fëmijët në stomatologji, e shumë tema të tjera. 

Sipas njoftimit do të trajtohen edhe tema të punuara mbi hulumtimet primre të realizuara në Kosovë nga projekti SOCRE. Ky projekt ka për qëllim që të përmirësojë edukimin në rehabilitimin shoqëror në përputhje me procesin e Bolonjës.

Aspekti inovativ dhe unik i këtij simpoziumi qëndron edhe mbi bashkë-dyzimin e tij me një ndër projektet ndërkombëtare më inovative të realizuara në Kosovë, në të cilin Kolegji Heimerer në bashkëpunim me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” dhe MASHT, kanë luajtur rol kyç.

Projekti me titull SOCRE apo Zhvillimi i Rehabilitimit Social përmes Edukimit, ka bashkuar për tri vitet e fundit Kolegjin Heimerer me universitete partner nga Finlanda, Portugalia, Belgjika, Holanda dhe Rusia, falë grantit të ofruar nga BE përmes Programit ERASMUS+. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat