Provimi i Maturës – kalueshmëria në afatin e gushtit është 60.9 përqind

Kosova

Provimi i Maturës – kalueshmëria në afatin e gushtit është 60.9 përqind

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar sot rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore për afatin e gushtit, sipas të cilave kalueshmëria në këtë afat është 60.9 përqind.

Nga 8.577 maturantë që i janë nënshtruar provimit të Maturës Shetërore në këtë afat, kanë kaluar 5.239. Në mësimin në gjuhën shqipe, provimit i janë nënshtruar 8.474 maturantë dhe kanë kaluar 5.161, në mësimin në gjuhën boshnjake nga 43 maturantë kanë kaluar 29 prej tyre dhe në mësimin në gjuhën turke kanë kaluar 49 nga 60 sa i janë nënshtruar provimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës ka falënderuar edhe një herë të gjithë akterët e përfshirë në Maturën Shtetërore, të cilët janë kujdesur për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat