KCSF tregon temat për aplikim në Programin e shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri - Bota Sot
KCSF tregon temat për aplikim në Programin e shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri

Kosova

KCSF tregon temat për aplikim në Programin e shoqërisë civile për Kosovë dhe Shqipëri

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 10:46
Taulant Hoxha

(E plotësuar) - Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka organizuar sesion informues për organizatat joqeveritare për thirrjen e dytë në “Programin e Shoqërisë Civile për Shqipëri dhe Kosovë”.

Drejtori ekzekutiv i KCSF-së, Taulant Hoxha pati një këshillë për të gjithë aplikuesit duke thënë se fondet që i marrin nga thirrjen e dytë të programit për shoqëri civile për Shqipëri dhe Kosovë t’i shfrytëzojnë në mënyrë serioze dhe përfitues të jenë vetëm qytetarët.

"Çdo cent të përkrahjes që e pranojmë ta trajtojmë me seriozitet, sepse është e vetmja mënyrë për ndryshime. Intervenimet e thirrjes së parë janë duke u zbatuar e disa nga tematikat janë luftimi i lajmeve të rreme, mundësitë e edukimit jo formal për të rinjtë”, tha ai.

Përfaqësuesi nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë, Maguus Azevedo Stiro teksa e ka konsideruar shoqërinë civile si kyçe në çdo shoqëri demokratike, tha se shoqëria civile është kujdestar për të sjellë progres në një shoqëri.

Ndërsa, menaxherja e programit, Teuta Purrini Xhabali tha se qëllimi i këtij programi është që përmes forcimit të shoqërisë civile të shtyhen drejt integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ajo tha se temat ku mund të aplikojnë në këtë projekt janë mos diskriminimi dhe barazia gjinore, media të pavarura, pakicat dhe grupet e margjinalizuara, mbrojtja e mjedisit lufta kundër korrupsionit.

Ndryshe, thirrja e dytë për aplikim të shoqërisë civile për programin e shoqërisë civile për Shqipëri dhe Kosovë financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, ndërsa implementues është KCSF. Thirrja për aplikim është hapur më 26 gusht dhe afati i fundit për aplikim është data 30 shtator 2019.

KCSF promovon aplikimin e projekteve për organizatat jo-qeveritare (Drejtpërdrejt)

Programi i Shoqërisë Civile për Shqipëri dhe Kosovë është program tre vjeçar zbatimi i të cilit ka filluar në vitin 2018, ndërsa sot bëhet informimi mbi thirrjen për aplikim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...