Gaxherri: Në sektorin e mjedisit ka krim të organizuar

Kosova

Gaxherri: Në sektorin e mjedisit ka krim të organizuar

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:49
Besa Gaxherri

Kandidatja për depuete në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se çështja e mjedisit është problem global, por që në Kosovë është punuar shumë pak në përmirësimin e gjendjes.

Madje, ajo ka akuzuar edhe për keqpërdorime të mëdha në fondet që kanë qenë të parapara në përmirësimin e gjendjes së ambientit dhe mjedisit.

“Burimet e ndotjes sot në tërë botën janë nga industria, transporti, bujqësia, mbeturinat por tek ne kjo çështje është shumë më e rëndë. Pas luftës asnjë qeveri këtë dikaster nuk e ka trajtuar seriozisht. Çështja e ambientit ka kosto shumë të lartë dhe këtë e dimë të gjithë. Ne fatkeqësisht përveç se nuk kemi investuar në këtë dikaster, e kemi keqmenaxhuar atë dhe si çdo sektor tjetër edhe në këtë sektor ka krim të organizuar”, ka thënë Gaxherri në RTK.

Ajo ka thënë se në Kosovë problem të madh paraqesin minierat, lumenj, pyjet dhe gurthyesit. “Me këta ndotës nuk është marrë askush. Nuk është se na mungojnë planet, strategjitë dhe as ligjet, por thjeshtë na ka munguar mirëmenaxhimi dhe përgjegjësia e secilit ministër që e ka drejtuar këtë dikaster. Drejtësia duhet të merret seriozisht me këto fusha, të cilat përveç se shkaktojnë ndotje të mëdha të ambientit, ato dikush i ka keqmenaxhuar skajshmërisht”, ka shtuar Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat