Pantina liston arsyet pse duhet të votohet koalicioni AAK-PSD

Kosova

Pantina liston arsyet pse duhet të votohet koalicioni AAK-PSD

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 18:38
Shqipe Pantina

Koalicioni AAK-PSD, në krye me kandidatin për kryeministër Ramush Haradinajn, sot kanë mbajtur tubim me qytetarë të Prishtinës.

Duke u shprehur e bindur për fitore në zgjedhjet e 6 tetorit, nënkryetarja e PSD’së, njëherit kandidate për deputete e koalicionit AAK-PSD, ka listuar arsyet pse qytetarët duhet ta votojnë këtë koalicion që mbanë numrin 119.

Ajo ka thënë para prishtinasve se vota për koalicionin AAK-PSD është votë për arsim cilësor dhe shëndetësi falas ku pacientët trajtohen me kujdes maksimal.

“Vota për numrin AAK-PSD është votë për puntorët të cilet meritojnë paga më të mira dhe respektim të të drejtave të tyre. Për gratë dhe vajzat të cilat meritojnë trajtim të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria jonë. Për zhvillim dhe rritje ekonomike, për infrastrukturë më të mirë, për shkolla, çerdhe e spitale”, shtoi më tej Pantina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat