Nuk plotësohen vendet për pakicat në UP as sivjet

Kosova

Nuk plotësohen vendet për pakicat në UP as sivjet

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 00:00
UP

31 vende në Fakultetin e Edukimit janë të siguruara për studentët e komuniteteve pakicë.

Mirëpo, në programet që ofron ky fakultet, janë pranuar vetëm 9 studentë për nivelin Bachelor.

Sipas Prodekanes për Çështje Mësimore, Majlinda Gjelaj, kjo kuotë e rezervuar për ta nuk plotësohet asnjëherë, raporton KTV.

Sipas saj, komunitetet pakicë kanë pak interesim të aplikojnë në programet që ofron Fakulteti i Edukimit.

E, për shkak të kësaj, Gjelaj thotë që kanë bërë kërkesë që këto vende të lëna bosh të plotësohen nga studentët shqiptarë.

Një kërkesë të tillë e ka përcjellë Rektorati i Universiteti të Prishtinës te Ministria e Arsimit.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit nëse kanë marrë ndonjë vendim.

Në vitin 2016, Ministria e Arsimit kishte hartuar një Udhëzim Administrativ me të cilin rregullonte vendet e rezervuara për studentët e komuniteteve joshumicë.

Sipas këtij udhëzimi, 12% e studentëve të pranuar për një vit akademik në universitetet publike të Kosovës duhet të jenë studentë të komuniteteve pakicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat