Haradinaj takon kategoritë e lirisë, iu premton ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës

Kosova

Haradinaj takon kategoritë e lirisë, iu premton ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:35
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka takuar kategoritë e lirisë në Deçan.

Ai tha se ndjehet krenar që ishte bashkë me ta në luftë dhe që sërish sot janë në shërbim të vendit.

Gjatë kësaj vizite ai u zotua se nëse merr mandatin edhe njëherë do të miratojë ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës si dhe do të përmirësojë ligjin aktual në mënyrë që me rritjen e pagës minimale të rritë edhe pensionet.

Ja postimi i plotë:

Me kategoritë e lirisë në Deçan, krenar që në luftë ishim shumë dhe sot jemi bashkë në shërbim të vendit. Sikur dje në përpjekjet për liri edhe sot në kushte paqeje, ballëhapur para veteranëve e invalidëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve. Gjatë qeverisjes, duke ua njohur vlerën kulmore, u jam përgjigjur të gjitha obligimeve ligjore ndaj kategorive të lirisë. Me marrjen e mandatit të ri si kryeministër i vendit, zotohem se në afat optimal do të miratohet ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës, do të përmirësohet ligji aktual dhe me rritjen e pagës minimale do të rriten edhe pensionet.

Kënaqësi t’i takoja sot njerëzit që nuk kalkuluan interesat personale kur iu përgjigjen thirrjes së Atdheut dhe sot ata janë rreshtuar me konceptin 100% Kosovë, si garancë e ruajtjes së vlerave të patjetërsueshme, sovranitetit dhe tërësisë territoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat