Adnan Rrustemi: Përputhje e plotë e raportimeve nga VV dhe KQZ

Kosova

Adnan Rrustemi: Përputhje e plotë e raportimeve nga VV dhe KQZ

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 10:15
Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ka përputhje të plotë të raportimeve nga vëzhguesit e këtij subjekti politik me atë që ka raportuar KQZ.

Ai kështu ka thënë duke shtuar se ka një lloj efikasiteti të komisionarëve të përfshirë në procesin zgjedhor për të raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve.

“Deri më tani ka një përputhje thuajse të plotë të raportimeve nga vëzhguesit tanë me atë që ka nxjerrë KQZ-ja”.

“Duket që ka një lloj efikasiteti të komisionarëve të përfshirë në procesin zgjedhor për të raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat