Rektori Ejup Statovci nderohet me titullin “Krenaria e kombit shqiptar”

Kosova

Rektori Ejup Statovci nderohet me titullin “Krenaria e kombit shqiptar”

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 21:58
Ejup Statovci

Zyra për Informim dhe Komunikim e Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton së mbështetur në kompetencat e tija, kryetari i degës Dr.Shkodran Imeraj, me vendim nr.68/19 të datës 19 tetor 2019, i ka akorduar titullin “Krenaria e kombit shqiptar”, Prof.dr.Ejup Statovci ish Rektor i Universitetit të Prishtinës.

Rektori historik i Universitetit të Prishtinës Dr.Statovcit i akordohet titulli “Krenaria e kombit shqiptar”, me motivacion:

Për kontributin e dhënë në edukimin dhe ngritjen akademik të shumë gjeneratave në Universitetin e Prishtinës dhe në organizimin dhe mbajtjen gjallë të arsimit të lartë në Kosovë gjatë periudhës 1990-1999 si dhe në organizimin dhe mbajtjen e demonstratës së 1 tetorit të vitit 1997.

Ky titull Rektorit historik të Universitetit të Prishtinës, i akordohet me rastin e 20 vjetorit të vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat