Ekipe nga ujësjellësi i Prishtinës kontrollojnë zonat e shërbimit

Kosova

Ekipe nga ujësjellësi i Prishtinës kontrollojnë zonat e shërbimit

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 12:06
Foto ilustruese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRUP) njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit si Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se duke filluar nga dita e sotme janë duke vepruar në teren, për të vëzhguar më për së afërmi konsumatorët të cilëve u ofrojmë shërbime për ujësjellës dhe kanalizim.

Qëllimi i këtij aksioni, bazuar në të dhënat që ujësjellësi rajonal Prishtina posedon është verifikimi i konsumatorëve që keqpërdorin ujëmatësit, identifikimi i kyçjeve ilegale dhe verifikimi i objekteve të reja që e shfrytëzojnë ujin e pijshëm e që ende nuk janë regjistruar si konsumatorë të KRU Prishtina.

Kontrollime do të ketë në të gjitha zonat e operimit, e sot duke filluar nga fshati “Llukar”, rruga “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, duke vazhduar në lagjen” Veternik”, “ Hajvali” etj, me ç’rast ditën e shtunë ekipi të kontrollit do t’i bashkëngjiten edhe ekipet e shkyçjes.

“Që të kemi një pasqyrë të saktë, kryesisht në evitimin e humbjeve të faturimit, shërbimi i shitjes në kuadër të KRU Prishtina përmes kontrollorëve në teren, do të veprojë deri në fund të vitit”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat