Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të bjerë bora e parë në Kosovë - Bota Sot
Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të bjerë bora e parë në Kosovë

Kosova

Sylë Tahirsylaj tregon se kur do të bjerë bora e parë në Kosovë

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 19:00
Sylë Tahirsylaj

Temperaturat në vendin tonë kanë filluar të ulen.

Me fillimin e nëntorit, ka filluar edhe ulja e temperaturave, gjë kjo e cila paralajmëron ardhjen e stinës së dimrit.

Profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se si do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim si dhe kur pritet të bjerë bora e parë.

Tahirsylaj thotë se nga e hëna pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të intensifimkohen më shumë gjatë fundit të javës.

“Vendi do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore që vinë nga Afrika Veriore, këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë, për rrjedhojë moti do të jetë i ndryshueshëm, me interval të shkurta me diell dhe vranësira të cilat do të përcjellën me reshje shiu ditën e hënë. Ditën e martë pjesërisht, të mërkurën s’do të ketë reshje, të enjten shumë pak, ndërsa të premten, shtunën dhe të dielën do të ketë reshje”, thotë Tahirylaj.

Ai thekson se ditë më të ftohta na presin nga gjysma e muajit nëntor.

“Do të ketë ndryshime të temperaturave pasi po i afrohemi stinës së dimrit. Prej datës 19 nëntor pritet të ketë ulje të temperaturave. Temperaturat minimale do të luhaten nga 5 në 7 gradë Celsius, ato më të larta ditore nga 18 deri në 23 gradë Celsius. Do të ketë erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit në shpejtësi deri në 8 metër për sekondë”, thekson Tahirsylaj.

Ai ka bërë të ditur po ashtu se nga data 19 nëntor mund të ketë edhe reshje bore, por që do të jenë të paqëndrueshme.

“Mund të ketë reshje bore ka 19 nëntori por të paqëndrueshme”, thekson Tahirsylaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat