Rahoveci nderon dëshmorët

Kosova

Rahoveci nderon dëshmorët

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:11
Rahoveci nderon dëshmorët

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me OVL e UÇK-së dega në Rahovec kanë organizuar sot aktivitete të shumta në nderim jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici nga Rahoveci, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Imeri nga Vushtrria.

Aktivitetet në shënimin e 21-vjetorit të rënies së dëshmorëve kanë filluar me nderime dhe homazhe te vendi i rënies, tek udhëkryqi mbi fshatin Opterushë dhe fillimi i ndërtimit të kullës prej guri, për nder të dy heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, për të vazhduar me homazhe te lapidari i heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici dhe shënimi i ditës së Shkollës së Mesme të Lartë  “Xhelal Hajda-Toni”.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se dëshmorët që po i kujtojmë sot na tregojnë se përjetësia u takon atyre.

“Emri i tyre është kalitur në çdo mendje e në çdo zemër me një krenari të pamasë. Emrat e tyre sot gëzojnë rrugët e më e mira e kësaj gëzojnë shkollat-vatrat e kulturës e arsimit, nga ku buron dija e bashkë me to buron dashuria për atdheun siç edhe e kishin ata. E ardhmja ndërtohet çdo ditë dhe përkushtimi ynë duhet të bazohet mbi këto flijime të mëdha. Dëshmorët që po i kujtojmë sot na tregojnë se përjetësia u takon atyre, ndërsa neve na mbetet të punojmë pa u ankuar e pa u ligështuar, ngase jeta nuk ka çmim”, ka thënë kryetari Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat