Nëna lind në spitalin e Prizrenit, thotë se mjekët ia lënduan beben - Bota Sot
Nëna lind në spitalin e Prizrenit, thotë se mjekët ia lënduan beben

Kosova

Nëna lind në spitalin e Prizrenit, thotë se mjekët ia lënduan beben

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se pas lindjes së fëmijës në repartin e Gjinekologjisë, nuk është trajtuar mirë nga stafi mjekësor

Gruaja ka lindur pasditen e së dielës në spitalin e Prizrenit, ndërkaq rastin në polici e ka lajmëruar të mërkurën e 6 nëntorit.

Sipas raportit të policisë, ankuesja ka bërë të ditur se dyshon se fëmija i saj i sapolindur gjatë lindjes ka pësuar lëndime trupore.

“Më 06.11.2019 ankuesja  femër K/Shqiptare ka raportuar, se me datën e cekur në Repartin e Gjinekologjisë kishte lindur fëmijën e gjinisë femërore, dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte trajtuar si duhet, dhe po ashtu dyshon se fëmija i saj (e porsalindura) gjatë lindjes ka pësuar lëndime trupore”, theksohet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat