Ky është 29 vjeçari nga Kosova, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS

Kosova

Ky është 29 vjeçari nga Kosova, ndaj të cilit u ngrit aktakuzë për pjesëmarrje në ISIS

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë ndaj një personi për organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.

Reporteri merr vesh se bëhet fjalë për 29-vjeçarin nga Vitia, Agon Misini, i cili i ishte bashkuar ISIS-it më 14  korrik të vitit 2015.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i pandehuri Agon Misini ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ku ka shkuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe ka kontaktuar me përkrahës të organizatës terroriste ISIS, dhe më pastaj në kohë të pa vërtetuar të muajit gusht 2015, me pasaportë të falsifikuar në emër të një personi nga Shkupi përmes Greqisë, ka udhëtuar me autobus për në Stamboll, nga aty ka shkuar në kufi të shtetit të Sirisë.

Ai ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, ku edhe më 26 korrik të vitit 2017 është arrestuar nga forcat Kurde, dhe ka mbajtur burgim për afro dy vite.

Më 19 prill të këtij viti, Misini së bashku me dy bashkëluftëtarë  të tjerë është riatdhesuar në Kosovë. Ata ishin pjesë e grupit prej 110 personash, qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri.

29-vjeçari nga Vitia, ka dy bashkëshorte, 1 fëmijë me gruan e parë, kurse kujdeset edhe për 4 fëmijë e tjerë të cilët i ka gruaja tjetër me një burrë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat