Pas 20 vjetësh zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike Turke të Kosovës

Kosova

Pas 20 vjetësh zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike Turke të Kosovës

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 11:46
Fikrim Damka

Partia Demokratike Turke e Kosovës, ka mbajtur dje Asamblenë e tetë të përgjithshme, në praninë e 72 delegatëve, KDTP, ka zgjedhur kryetarin e ri, Fikrim Damka, pas 20 vjetësh.

Kryetarin e ri Fikrim Damka, me unanimitet të plotë në Kuvendin zgjedhor ku ishin të pranishëm 72 delegatë ku votuan votuan 66 prej tyre. Damka i cili mori pjesë në zgjedhje si kandidat i vetëm u zgjodh kryetar i ri i KDTP’së me shumicë votash ku 49 delegatë votuan “pro”, 10 “kundër” ndërsa 7 abstenuan.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka qenë drejtuesi i parë i Partisë Demokratike Turke të Kosovës që nga themelimi i tij.

Yagcilar gjatë dorëzimit të detyrës që ka ushtruar për rreth 20 vite, ka falënderuar të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvendin Zgjedhor, dorëzoi detyrën kryetarit të zgjedhur Fikrim Damkës, i cili njëkohësisht është deputet shumëvjeçar në Parlamentin e Kosovës.

Në këtë asamble ishin të pranishëm, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, Konsulli i Përgjithshëm i T.C Prizren Serdar Ayzaydın, Kryetari i VAKAT Rasim Demiri, Nënkryetari i Vetëvendosjes Fatmire Kollqaku, Kryetari i Partisë Demokratike Maqedonase Beycan İlyas dhe deputeti Yusuf Hasani, përfaqësues të OJQ’ve.

Krytari i ri u zotua se prioritetet në qeverisjen e re, do të jetë roli dhe angazhimi i tij si kryetar dhe me nën strukturat që do të formohen nën çatinë e partisë sonë, do të mbretëroi një ambient i qetë, ne synojmë të arrijmë gatishmëri për ndihme në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë tek çdo qytetar dhe shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat