Gjykata Kushtetuese e shpall të papranueshme kërkesën e Grupit Drenica - Bota Sot
Gjykata Kushtetuese e shpall të papranueshme kërkesën e Grupit Drenica

Kosova

Gjykata Kushtetuese e shpall të papranueshme kërkesën e Grupit Drenica

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 17:43
Ilustrim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot ta deklarojë si të papranueshme kërkesën për masë të përkohshme në rastin Drenica.

Në vendimin e Kushtetutës thuhet se parashtruesit Zeqir Demaku, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Isni Thaçi, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Driton Demaj dhe Agim Dema kishin kërkuar nga Kushtetuesja vlerësim të aktgjykimit të Supremes me datë 26 shtator të vitit të kaluar, nga ku pretendonin se iu ishin shkelur të drejtat e garantuara sipas ligjit.

Ata kishin kërkuar nga Gjykata të vendosë masë të përkohshme, përkatësisht të bëjë “pezullimin e procedurës së ekzekutimit të dënimeve nga Gjykata Themelore në Mitrovice lëndët me numër ED: 123, 125, 126 dhe 127, deri në vendosje të kësaj lëndë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës”.

“- Gjykata, me vendim unanim të gjyqtarëve dhe në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39(1)(a), 39(2) dhe 59(2) të Rregullores së punës, vendosi të deklarojë kërkesën të papranueshme.

Gjykata vendosi të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme në pajtim me nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 57 të Rregullores së punës”, bëhet e ditur nga Kushtetuesja.

Isni Thaçit, Zeqir Demakut, Fadil Demakut, Nexhat Demakut dhe Jahir Demakut  ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, në rastin e quajtur “Drenica 2”, nën akuzën për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës.

Menjëherë pas dënimit të tyre pala mbrojtëse e këtyre personave, kishin dërguar ankesë në Gjykatën e Apelit, e cila i kishte refuzuar ankesën e tyre, duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

E me këtë vendim të Gjykatës së Apelit, pala mbrojtëse ishte drejtuar në Gjykatën Supreme, për të dhënë vendimin e saj lidhur me këtë çështje. Sikurse Apeli, edhe  Gjykata Supreme, i kishte dhënë të drejtë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, nuk është pajtuar Gjykata Kushtetuese, e cila ka gjetur shkelje kushtetuese në këtë rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat