Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka marrë vendim për anulimin e të gjitha aktiviteteve kulturo-artistike të organizuara nga komuna për nder të festës së 28 Nëntorit.
E vetmja ngjarje që do të mbahet është ceremonia e zbulimit të shtatores së komandantit Adem Jashari në ora 14:00 në sheshin e qytetit.
Ai tha se ky vendim është marrë në shenjë solidarizimi me familjet e viktimave të goditura nga tërmeti në Shqipëri.