Një hotel në Podujevë ka ofruar strehim për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës. Bëhet fjalë për Hotelin Iliria.
Përmes një postimi në Facebook, pronarët e këtij hoteli kanë njoftuar se mund të dhurojnë strehim dhe ushqim për dhjetë familje.