Autobusë të shumtë me mallra të ndryshme janë nisur nga Podujeva për në Shqipëri në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Qytetarët e Podujevës janë solidarizuar me vëllezërit nga Shqipëria duke ofruar ndihma të shumta.
Ata kanë mbledhur produkte ushqimore, veshmbathje si dhe batanije për ti shpërndarë në Durrës dhe Thumanë, dy zonat ku tërmeti i dy ditëve më parë shkaktoi viktima të shumta dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Kujtojmë se deri tani bilanci i viktimave ka shkuar në 32.