Pamje nga aksidenti ku humbi jetën një person në Komoran - Bota Sot
Pamje nga aksidenti ku humbi jetën një person në Komoran

Kosova

Pamje nga aksidenti ku humbi jetën një person në Komoran

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 15:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit në Komoran. Nga ky aksident ka humbur jetën një person, derisa një tjetër ka marrë lëndime.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas Krasniqit, vetura që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere”, ka thënë Krasniqi.

Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar.

Më poshtë gjeni pamje nga ky aksident.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat