Para 35 vjetësh në Kosovë borë deri 1 metër, temperaturat minus 29 gradë - Bota Sot
Para 35 vjetësh në Kosovë borë deri 1 metër, temperaturat minus 29 gradë

Kosova

Para 35 vjetësh në Kosovë borë deri 1 metër, temperaturat minus 29 gradë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:46
Mediat më 13 janar 1985

Derisa në vendin tonë, ani pse mesi i muajit janar, po mbanë mot i thatë, pa reshiu shiu e bore. Ndërsa, Prishtina Weather, na sjellë përmes disa dokumenteve (raportime dhe fotografi të gazetës Rilindja) dhe të dhënave se si ishin temperaturat pikërisht në këtë periudhë kohore, para 35 vjetësh.

Ky është postimi:

Pikërisht para 35 vjeteve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Europës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha të borës. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend.

Më poshtë po sjellë disa raportime dhe fotografi në gazetën Rilindja gjatë atij muaji, të cilat këto ditë i gjeta në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Sipas raportimit të gazetës më 14 janar 1985, Prishtina cilësohej si vendi më i ftohtë në Europë.

Temperaturat minimale që u regjistruan më 13 janar të vitit 1985 në vendin tonë janë si vijojnë më poshtë:
Prishtinë – -27.2C,
Pejë – -24.8,
Gjakovë – -28C më 12 dhe 13 janar,
Istog – -25C,
Klinë – -30.8C,
Dragash – -20C,
Prizren – -23.6C,
Mitrovicë – -29C,
Ferizaj – -28.1C

Sipas matjeve në tri stacionet kryesore të Kosovës trashësia e borës kishte arritur në:
Prishtinë – 44cm
Pejë – 99cm
Prizren – 85cm

Duhet të theksohet se atë vit edhe muaji shkurt ishte i ftohtë, dhe se kishte edhe mbi 5 ditë temperatura të ulëta nën -20C

Image
Mediat më 13 janar 1985
Image
Mediat më 13 janar 1985
Image
Mediat më 13 janar 1985
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat