Mustafa: Me 29 deputetë me i marrë tri postet shtetërore, kështu nuk funksionon as në komunizëm - Bota Sot
Mustafa: Me 29 deputetë me i marrë tri postet shtetërore, kështu nuk funksionon as në komunizëm

Kosova

Mustafa: Me 29 deputetë me i marrë tri postet shtetërore, kështu nuk funksionon as në komunizëm

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:08
Kurti dhe Mustafa

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së ka thënë se Vetëvendosje ka marrë vendime të njëanshme.

Mustafa në RTK ka thënë se nuk mund t’i marrë VV edhe kryeministrin, e presidentin edhe kryeparlamentarin, sepse as në komunizëm nuk funksionon ashtu.

‘’Kah e drejta që me 29 deputetë, me i pas ato. As në komunizëm nuk funksionon ashtu, e le më në një vend demokratik. Duhet të kemi një përfaqësim dhe balancë të pushteteve’’, ka thënë Mustafa.

‘’I kam thënë Kurtit si e shihni pozitën tonë në këtë qeverisje, e keni zgjedh kryeparlamentarin, i keni qitë emrat e ministrave. Keni marrë vendime të njëanshme’’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat