Aksident me fatalitet në Malishevë: Vdes doktorri i njohur

Kosova

Aksident me fatalitet në Malishevë: Vdes doktorri i njohur

Më: 25 janar 2020 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Në mëngjesin e sotëm, ka vdekur doktori Gjon Gjidoda, i cili po punonte në Qendrën e Kujdesit Familjar (QKMF) në Klinë.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Balincë të Malishevës, ku nga plagët e marra ka vdekur doktori Gjon Gjidoda.

Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët e shoqëria e tij, ku janë shprehur të mërzitur për rastin e ndodhur.

Ndryshe rruga Kijevë-Malishevë është njëra ndër rrugët ku ndodhin aksidente më së shumti dhe shpesh ka aksidente me fatalitet.

Image

Rastin e ka konfirmuar, shefi i trafikut për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vet aksident në fshatin Balincë të komunës së Malishevës, ku si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë, viktima me inicialet GJ.GJ, në një kthesë të rrugës është rrokullisur me veturë dhe ka goditur murin afër një dyqani. Viktima është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia po merret me rastin”, ka thënë Sahatqija përmes telefonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat