Gjendje alarmante në Lumin “Krena”, në mes fshatrave Deçan e Gjakovë - Bota Sot
Gjendje alarmante në Lumin “Krena”, në mes fshatrave Deçan e Gjakovë

Kosova

Gjendje alarmante në Lumin “Krena”, në mes fshatrave Deçan e Gjakovë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 21:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Të mbushura me plotë bërllog karakterizohet lumi “Krena” i cili gjendet në mes të fshatit Deçanit dhe Gjakovës.

Në bazë të fotografive kjo gjendje duket tejet alarmante për shkak të pranisë së mbeturinave.

Madje as organet kompetente nuk kanë marrë mundin që të dalin të pastrojnë këtë lum dhe të gjobisin personat e papërgjegjshëm.

“Qysh ju kam premtu. Ketu e keni gjendjen momentale te perrockave rreth Lumit Krena. Lumi krena ndan fshatrat e Decanit dhe Gjakoves. Ndotja eshte superalarmante. Xhirime te bone nga pika te ndryshme ne 5km”, ka shkruar një qytetar në grupin për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat