Në 12 vjetorin e Pavarësisë, “NewBorn” i kushtohet viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteve - Bota Sot
Në 12 vjetorin e Pavarësisë, “NewBorn” i kushtohet viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteve

Kosova

Në 12 vjetorin e Pavarësisë, “NewBorn” i kushtohet viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteve

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:29
NewBorn

Monumenti i vendosur në qendër të Prishtinës, i cili simbolizon Pavarësisë e Republikës së Kosovës, “NewBorn” ka marrë pamje ndryshe.

Në 12-vjetorin e Pavarësisë, autori i kësaj vepre, Fisnik Ismaili me ekipin e tij kanë vendosur që ndryshimin i këtij monumenti t’i kushtet viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anë e mbanë botës.

Ngjyra e cila dominon kësaj here në dizajn është e zeza, derisa shkronja “W”, është e dizajnuar me lule të ndryshme shumë-ngjyrëshe, të cilat shpërndahen edhe në shkronjat tjera të këtij monumenti.

Fisnik Ismaili ka publikuar fotografi nga ndryshimi i pamjes së “NewBorn”.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat