Bislimi priti në takim ambasadoren franceze, bisedojnë për bashkëpunimin institucional

Kosova

Bislimi priti në takim ambasadoren franceze, bisedojnë për bashkëpunimin institucional

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:07
Pamje nga takimi

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel, me të cilën biseduan për bashkëpunimin ndërshtetërorë dhe institucional.

Bislimi e falënderoi ambasadoren për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë deri më tani Kosovës në fushën e zhvillimit veçanërisht për projektet të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, Butel e uroi ministrin për detyrën e re dhe rikonfirmoi përkushtimin e shtetit të Francës për mbështetjen e Kosovës në zhvillimin e projekteve të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat