Kandidati i LDK-së për Podujevën: Edhe kësaj radhe, qytetarët do të dinë të vendosin drejtë

Kosova

Kandidati i LDK-së për Podujevën: Edhe kësaj radhe, qytetarët do të dinë të vendosin drejtë

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 00:21
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se LDK-ja nuk njeh humbje në Podujevë dhe sipas tij edhe kësaj radhe qytetarët njëjtë do të vendosin.

Rudari, në “Debat Plus”, ka thënë se sllogani i LDK-së në zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të jetë “Vazhdojmë”.

Ai thotë se me fitoren e LDK-së, do të vazhdohen projektet e planifikuara dhe të buxhetuara.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës thotë se të gjitha punët e mira që po i shohin qytetarët e Podujevës janë garanc e mirë që LDK “duhet të vazhdojë të drejtojë Komunën e Podujevës”.

Rudari thotë se do të fitojë garën sepse i takon një partie që nuk di për humbje në këtë komunë.

“Kam përvojë të gjatë në qeverisje lokale dhe atë qendrore dhe kjo më bënë më të përgatiturin për t’u ballafaquar me kërkesat e qytetarëve të Komunës së Podujevës”.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës thotë se edhe kësaj radhe qytetarët e kësaj komune do të dinë të vlerësojnë drejtë.

“LDK ka ofertën më të mirë, burimet njerëzore më të mira, njerëzit më të mirë dhe me përvojë që dinë të qeverisin”, tha mes tjerash Nexhmi Rudari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat