Lladrovci nderon me shtatore heronjtë Shaban Polluzha dhe Asllan Fazliu - Bota Sot
Lladrovci nderon me shtatore heronjtë Shaban Polluzha dhe Asllan Fazliu

Kosova

Lladrovci nderon me shtatore heronjtë Shaban Polluzha dhe Asllan Fazliu

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 15:52
Akademi e organizuar nga Presidenti Thaçi

Në kuadër të manifestimit për nder të 75 vjetorit të rënies heroike të heroit Shaban Polluzha, në Akademinë e organizuar nga Presidenti Thaçi, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka premtuar që së bashku me Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin në Drenas do të ngrisin dy shtatore për heronjtë, Shaban Polluzha dhe Asllan Fazliu.

Shtatoret do të ngritën pa shpenzuar mjete të taksapaguesve, ka cekur Lladrovci.

Ai ka shkruar në rrjetin social se “kujdesi ndaj heronjve, në veçanti për ata që u bënë shembull ndër gjenerata si Shaban Polluzha, detyrimi ynë ndaj tyre mbetet i përjetshëm”.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit:

“Me rastin e shënimit të 75-vjetorit të rënies së Heroit të kombit, Shaban Polluzha, pas homazheve dhe vënies së luleve pranë varrit në Polluzhë, me Kryetarin Bekim Jashari, morëm pjesë në Akademinë përkujtimore të organizuar nga Presidenti Thaçi.

Kujdesi ndaj heronjve, në veçanti për ata që u bënë shembull ndër gjenerata si Shaban Polluzha, detyrimi ynë ndaj tyre mbetet i përjetshëm.

Në këtë përvjetor, me Kryetarin e Skenderajt, z. Bekim Jasharin jemi zotuar se do të ngrisim shtatoret e heronjve Shaban Polluzhës dhe Asllan Fazliut, në dy vende meritore të Drenasit, pa shpenzuar mjete të taksapaguesve.
Lavdi heronjve të kombit!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat