Në Klinikën Infektive përurohet laboratori i mikrobiologjisë

Kosova

Në Klinikën Infektive përurohet laboratori i mikrobiologjisë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 05:59
Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do të bëhet përurimi i laboratorit të mikrobiologjisë.

Laboratori është ndërtuar me fondet e projektit “Mbështetje për Sistemin Shëndetësor të Kosovës”, nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Në ceremoninë e pëurimit do të marrin piesë, Amabasadori italian në Prishtinë,  Nicola Orlandi, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat