Kryetari Xhafer Gashi po zhvillon takime të rëndesishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës - Bota Sot
Kryetari Xhafer Gashi po zhvillon takime të rëndesishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova

Kryetari Xhafer Gashi po zhvillon takime të rëndesishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:13
Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillon vizita të ndryshme, ndër më të veçantat vizita në Garden Nacionale të Iowa Muzeun, darka në familjen e Gjeneralit Timothy Orr si dhe në floten ushtarake Ajrore Sioux City.

Kryetari Gashi ka vlerësuar lartë mikëpritjen vëllazerore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkatesisht në shtetin e Iowa-s duke theksuar se: “Kosova dhe SHBA-të kanë miqësi të shenjtë dhe të përjetshme

Së bashku në kohë të vështira, së bashku në kohën e paqes!

Zoti bekoftë Kosovën dhe miqësinë e saj me Amerikën!“

Kjo vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po realizohet nën organizimin të AZHR-së dhe Odës Ekonomike Amerikane.

Postimi i tij i plotë në FB:

“Gjatë qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me kolegët, kryetar komunash,përfaqesuesit nga AZHR dhe Oda Ekonomike Amerikane si dhe me stafin e mrekullueshëm të Konsullatës së Kosovës në Iowa të SHBA-së, po zhvillojmë vizita në komuna të ndryshme të shtetit të Iowa-s si dhe takime me oden ekonomike të Iowa-s.

Kosova dhe SHBA-të kanë miqësi të shenjtë dhe të përjetshme🇽🇰🇺🇸🤝kudo mikëpritje vëllazerore, nder vizitat më të veçanta për mua ishte vizita në Garden Nacionale të Iowa Muzeun, darka në familjen e Gjeneralit Timothy Orr si dhe në floten ushtarake Ajrore Sioux City.

Së bashku në kohë të vështira, së bashku në kohën e paqes!

Zoti bekoftë Kosovën dhe miqësinë e saj me Amerikën!

#GodBlessKosova

#GodBlessUSA

Image
Pamje nga vizita
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat