Veliu e njofton eurodeputetin gjerman për luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Kosova

Veliu e njofton eurodeputetin gjerman për luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:19
Agim Veliu dhe Rainer Wieland

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është takuar me eurodeputetin gjerman dhe zëvendëspresidentin e Parlamentit Europian Rainer Wieland.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e administratës publike.

Veliu e ka njoftuar delegacionin gjerman për planet e MPBAP-së në luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit dhe ka kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.

Gjithashtu, ai i ka informuar për angazhimet në drejtim të avancimit të administratës publike, që është një ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat